Shoqata Kombëtare e Punonjësve Socialë kërkon të promovojë dhe integrojë profesionin e punonjësit social dhe statusin e tij në të gjitha fushat e praktikës.
Shoqata kërkon të analizojë dhe programojë politikat sociale në Shqipëri, duke përvetësuar, zhvilluar, integruar dhe përhapur njohuritë teorike dhe praktike, si dhe eksperienca të specializuara që mund të shërbejnë në ngritjen e vlerës dhe efektivitetit të enteve shtetërore, ose enteve të tjera publike ose private. Shoqata Kombëtare e Punonjësve Socialë ofron ekspertizën e saj, nëpërmjet nxitjes në rang kombëtar të analizave teorike, kërkimeve empirike, studimeve krahasuese, projektimeve dhe formimeve rreth politikave e shërbimeve sociale.