Fuqizimi i SHKPS dhe promovimi i potencialeve të saj në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar, për rritjen e imazhit të saj si brenda, ashtu dhe jashtë vendit.
Lobim dhe advokaci për integrimin e profesionistëve të fushës sociale në të gjitha institucionet publike, jopublike dhe shoqëri civile, me synim jo vetëm integrimin profesional, por dhe përmbushjen e një detyrimi moral, si përfaqësues të drejt përdrejtë të grupeve të ndryshme sociale në nevojë.
Konsolidimi i bazave të punës sociale në Shqipëri nëpërmjet krijimit të një baze të gjerë të dhënash sociale, kërkimit shkencor, publikimit të artikujve studimorë, të cilët do të përbëjnë themelet e profesionit të punës sociale në Shqipëri.
Ngritja e kapaciteteve të punonjësve socialë, përmes ofrimit të trajnimeve afatshkurtra dhe specializimeve për çështje të ndryshme sociale.
Pjesëmarrja aktive në hartimin e paketave ligjore në fushën sociale, vlerësimit të legjislacionit ekzistues, monitorimit të standardeve të kategorive të ndryshme sociale.
Bashkëpunimi me nivelet vendimmarrëse përkatëse për hartimin dhe miratimin e Statusit të Punonjësit Social.