info@albanian-nasw.com | +355 24 23 54 5
SHKPS është një organizatë profesionale me një ekspertizë të gjerë dhe me përvojë në fusha të ndryshme të çështjeve sociale. Shumë prej anëtarëve të SHKPS-së kanë kontribuar në shërbimet me bazë komunitare, duke ofruar mbështetje, këshillim dhe menaxhimin e shërbimeve të tilla që targetojnë grupe të ndryshme vulnerabël.

Realizimi i kërkimeve, studimeve, manuale dhe programeve

Një nga pikat e forta të SHKPS është realizimi i kërkimeve dhe studimeve për çështje dhe fushat të ndryshme të praktikës. Brenda këtyre viteve SHKPS ka kryer këto studime: Lexo më shumë

Ofrimi i trajnimeve dhe ngritja e kapaciteteve

SHKPS ka ngritur një grup trajnerësh profesioniste me ekspertizë të thelluar, për të ofruar trajnime në fusha të ndryshme, si trajnime për ngritjen e kapaciteteve në fushën e çështjeve të dhunës kryesisht me organizata të tjera në Shqipëri dhe në Kosovë. Ekspertët tanë kanë ofruar kurse trajnimi për ofruesit e kujdesit shëndetësor për “Parandalimin dhe trajtimin e çështjeve dhunës me bazë gjinore“. Ofrimi i trajnimit në çështjet e shëndetit mendor dhe kujdesin e komunitetit… Lexo më shumë

Dokumente politik

SHKPS në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe OSBE kanë punuar për krijimin e sistemit të Provës në Shqipëri. SHKPS në bashkëpunim me MMRS po punon për krijimin e statusit të Punonjësit Socialë, si një profesion kyç në sistemin e mirëqenies sociale, hartimin e standarteve dhe protokolleve për këtë çështje.

Një grup ekspertësh kanë përgatitur dokumentin orientues për rolin e administratorit, në Ligjin e Shërbimeve Sociale dhe të Decentralizimit.

Projekte

Udhëzues: Shërbimet sociale për të rinjtë në vështirësi

Një sistem i strukturuar mirë i mbrojtjes sociale, i mbështetur nga një kuadër ligjor dhe shërbime efektive, luan një rol kyç në nxitjen e rritjes, zhvillimit dhe mirëqenies së të rinjve në çdo shoqëri. Në këtë udhëzues gjithëpërfshirës, ne sjellim aspektet e sistemit të mbrojtjes sociale dhe të kuadrit ligjor të shërbimeve sociale që mbështesin Read More

October 28, 2023
No Comments
Menaxhimi i rasteve në punën sociale

Marrëdhënia e veprimit shoqëror me çështjen mund të kuptohet me faktin se individët dhe shoqëria janë të ndërvarura. Shumica e problemeve, që prekin një individ, kanë lidhje ose pasoja me marrëdhëniet e tij ndërpersonale. Lexoni më shumë: https://albanian-nasw.com/wp-content/uploads/Menaxhimi-i-rasteve-ne-punen-sociale.pdf

June 28, 2023
No Comments
Metoda të vlerësimit social

Ka shumë mjete për vlerësimin e punës sociale që ndihmojnë punonjësit socialë të shqyrtojnë klientët e tyre dhe situatën etyre. Në këtë materjal ne do të shikojmë disa mjete vizuale që ndihmojnë për të kuptuar në thellësi marrëdhëniet dhe situatën e klientëve. Lexoni më shumë: https://albanian-nasw.com/wp-content/uploads/Metoda-te-vleresimit-social_compressed.pdf

May 28, 2023
No Comments