Ofrimi i trajnimeve dhe ngritja e kapaciteteve
SHKPS ka ngritur një grup trajnerësh profesioniste me ekspertizë të thelluar, për të ofruar trajnime në fusha të ndryshme, si trajnime për ngritjen e kapaciteteve në fushën e çështjeve të dhunës kryesisht me organizata të tjera në Shqipëri dhe në Kosovë. Ekspertët tanë kanë ofruar kurse trajnimi për ofruesit e kujdesit shëndetësor për “Parandalimin dhe trajtimin e çështjeve dhunës me bazë gjinore“. Ofrimi i trajnimit në çështjet e shëndetit mendor dhe kujdesin e komunitetit.
SHKPS ofron trajnimeve për grupet profesionale si mësuesit, gjyqtarët, forcat policore, punonjësit e shëndetësisë, etj.
Shoqata ka luajtur një rol të rëndësishëm në:
- forcimin e kapaciteteve tëadministratorëvelokalëpër të rriturpërfshirjene qytetarëvenë qeverisjenlokale dheadresuar nevojat ekomuniteteve lokale,
- kapacitetet e punonjësve të policisë mbi policimin në komunitet;
- kapacitetet e punonjësve të shëndetësisë dhe ofruesve të shërbimit psiko-socialë, në trajtimin e një përgjigje më të mirë ndaj të mbijetuarve të dhunës me bazë gjinore përmes aktiviteteve të mëposhtme të tilla si studimi mbi nevojat e trajnimit, vlerësimit, hartimin e protokolleve dhe rregulloreve, hartimin e manualeve të punës, lobimit dhe ndërtimin e kapaciteteve të zyrtarëve publikë.
- trajnime për të rinjtë dhe grupet e marxhinalizuara në fushën e sipërmarrjes, integrimit drejt tregut të punës etj.
- trajnime për të rinjtë në ofrimin e shërbimeve psiko-sociale për target grupet në nevojë siç janë të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara.