Ngritjen e kapaciteteve të punonjësve të shëndetësisë, në adresimin dhe ofrimin e një përgjigje më të specializuar ndaj të mbijetuarave të dhunës me bazë gjinore, përmes një studimi shkencor mbi vlerësimin e nevojave, trajnimin dhe hartimin e protokolleve dhe rregulloreve, lobimit etj.
Asistencë në ngritjen e Shërbimit të Provës, si një formë alternative dënimi, në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe OSBE.
Përcaktimin e statusit të punonjësit social, si një profesion kyç në sistemin e mirëqenies sociale, përmes hartimit të Standarteve dhe Protokolleve që lehtësojnë këtë proçes.
Ofrimin e trajnimeve në Çështjet e Shëndetit Mendor dhe Ndihmës me Bazë Komunitare.
Realizimin e studimeve në fusha të ndryshme të praktikës, si studimi mbi informacionin ekzistues mbi Dhunën me Bazë Gjinore nga UNICEF, studimi i kryer mbi profilin e vajzave të trafikuara dhe përgatitjen e një dokumentari mbi jetët e tyre, si dhe të fëmijëve të abuzuar.
Përkthimin dhe përshtatjen e pesë titujve të rëndësishëm për studentët e Punës Sociale, publikimi i dy titujve në Punë Sociale si dhe përgatitja dhe publikimi i Kodit Etik të Punonjësit Social – i mbështetur nga OBSH.
Ofrimin e shërbimeve komunitare përmes anëtarëve të saj, të cilët janë të angazhuar vazhdimisht në mbështetjen emocionale, këshillimin, dhe menaxhimin e shërbimeve që drejtohen ndaj grupeve më vulnerabël të shoqërisë.
Ofrimin e trajnimeve për ngritje kapacitetesh në fushën e dhunës, për organizata të ndryshme partnere.
Ofrimin e trajnimeve për grupe profesionistësh të tillë si mësues (shërbime dhe para shërbime), juristë, forcat e rendit, punonjësit e sistemit shëndetësor, etj.
ShKPS, përmes anëtarëve të saj, ka organizuar grupe të ndryshme ekspertize, të cilat angazhohen në projekte vendase dhe të huaja, në promovimin e drejtësisë sociale dhe ofrimin më efektiv të shërbimeve sociale, në bazë të nevojave specifike të grupeve vulnerabël.