[email protected] | +355 24 23 54 5

Aktiviteti i SHKPS

Për të përmbushur misionin për të cilin është krijuar, SHKPS

  • Ka krijuar dhe rifreskon në mënyrë periodike Regjistrin Kombëtar të Punonjësve Socialë.
  • Nxit dhe merr pjesë aktivisht në realizimin e studimeve/kërkimeve, duke nënvizuar rëndësinë ose dobinë sociale, në mënyrë të pavarur ose në bashkëpunim me organizata të tjera.
  • Kujdeset për shkëmbimin e informacionit dhe gjetjeve më të fundit ndërmjet studiuesve, punonjësve socialë, administratorëve publikë ose privatë, nëpërmjet takimeve periodike midis specialistëve, konferencave, seminareve, ekspozitave, të nivelit kombëtar, rajonal e më gjerë.
  • Zhvillon aktivitete të kërkimit, projektimit, këshillimit, vlerësimit të programeve, shërbimeve, formimit profesional, kurseve dhe seminareve të specializimit për punonjësit socialë.
  • Ofron kurse e seminare të ndryshme për sektorë publikë ose privatë, të interesuar për problemet sociale që shfaqen në arsim, shëndetësi, polici/rend, administratë lokale, etj.
  • Ofron informacion dhe dokumentacion në fushën e politikave, problemeve dhe shërbimeve sociale.
  • Monitoron zbatimin e Kodit Etik të Punonjësve Socialë.