Aktiviteti i SHKPS
Për të përmbushur misionin për të cilin është krijuar, SHKPS
- Ka krijuar dhe rifreskon në mënyrë periodike Regjistrin Kombëtar të Punonjësve Socialë.
- Nxit dhe merr pjesë aktivisht në realizimin e studimeve/kërkimeve, duke nënvizuar rëndësinë ose dobinë sociale, në mënyrë të pavarur ose në bashkëpunim me organizata të tjera.
- Kujdeset për shkëmbimin e informacionit dhe gjetjeve më të fundit ndërmjet studiuesve, punonjësve socialë, administratorëve publikë ose privatë, nëpërmjet takimeve periodike midis specialistëve, konferencave, seminareve, ekspozitave, të nivelit kombëtar, rajonal e më gjerë.
- Zhvillon aktivitete të kërkimit, projektimit, këshillimit, vlerësimit të programeve, shërbimeve, formimit profesional, kurseve dhe seminareve të specializimit për punonjësit socialë.
- Ofron kurse e seminare të ndryshme për sektorë publikë ose privatë, të interesuar për problemet sociale që shfaqen në arsim, shëndetësi, polici/rend, administratë lokale, etj.
- Ofron informacion dhe dokumentacion në fushën e politikave, problemeve dhe shërbimeve sociale.
- Monitoron zbatimin e Kodit Etik të Punonjësve Socialë.