[email protected] | +355 24 23 54 5

Realizimi i kërkimeve, studimeve, manuale dhe programeve

 

Një nga pikat e forta të SHKPS është realizimi i kërkimeve dhe studimeve për çështje dhe fushat të ndryshme të praktikës. Brenda këtyre viteve SHKPS ka kryer këto studime:

 

  • Studim mbi “Vlerësimin e kapaciteteve të punonjësve të kujdesit shëndetësor për të adresuar problemet e dhunës me bazë gjinore” zbatuar nga SHKPS;
  • Studim kërkimor mbi “Varfërinë dhe Përfshirjen Sociale” dhe ” Ndikimi socio-ekonomik i migrimit në Shqipëri“;
  • Studimi “Cilësia e jetesës nё zonën e Kombinatit”, zbatuar nga SHKPS, Universiteti i Leces, As. C’OLOR;
  • Studimi “Kërkimi tregut të punës dhe mundësitë e punësimit në rajonin e Pogradecit”; SHKPS dhe QSHDNJ;
  • Studim kërkimor mbi “Vlerësimin e nevojave të këshillueve  shkollorë mbi DHBGJ;
  • Manuali i References “Dhuna me bazë gjinore” Manual për punonjësit e shëndetësisë  botuar dhe shpërndarë në Drejtoritë e Shëndetit Publik;
  • Përgatitja dhe publikimi i “Udhëzues praktik për Punonjësit komunitar”, Manual për punonjësit komunitarë”;
  • Përgatitja dhe publikimi i Manualit të referencës “Monitorimi dhe Vleresimi i Politikave dhe Programeve Sociale”, Manual për punonjësit e institucioneve të qeverisjes vendore;
  • Përgatitja dhe publikimi i Manualit të referencës “Njohuri dhe teknika specifike për trajtimin dhe menaxhimin e rasteve të DHBGJ” Manual për punonjësit e shërbimit psiko-social në shkolla;
  • Përgatitja dhe publikimi i Manualit të referencës “Fuqizimi dhe integrimi i të rinjëve në tregun e punës, një potencial zhvillimi për rajonin” Manual për të rinjtë;
  • Përgatitja e Manualit “Njohuri dhe teknika mbi qasjen e Policimit në Komunitet”, Manual për punonjësit e policisë;
  • Përgatitja e Modulit të trajnimit mbi “Të moshuarit: nevojat, problematikat dhe ofrimi i një kujdesi psiko-social efektiv”;
  • Përgatitja dhepublikimi i “Planit të Veprimit Lokal për Punësim në rajonin e Pogradecit”;
  • Krijimi i programit për ngritjen e kapaciteteve të OJF-ve dhe grupeve të margjinalizuara mbi sipërmarrjen;